Dhurata e ditëlindjes: 15 vjeçari nga Kosova operohet me sukses në zemër

- in Lajme

Në ditëlindjen e tij të 15-të, Florimi nga Kosova iu nënshtrua një operimi të hapjes së zemrës.

Operimi pati sukses, teksa kjo rezultoi të ishte një dhuratë perfekte për rë.

Lajmin e bëri të ditur organizata “Save A Child’s Heart”, e cila ishte prezente për të festuar me Florimin, si ditëlindjen e tij, ashtu edhe operimin me sukses.

“Gëzuar ditëlindjen Florim! Për ditëlindjen e tij të 15-të, Florimi nga Kosova iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm në zemër të hapur, dhe sot në Wolfson Medical Center, ekipi mjekësor i Save a Child’s Heart festoi me të dhe nënën e tij.Bashkohuni me ne dhe dërgojini Florimit urime për ditëlindjen dhe shërim të shpejtë” thuhet në njoftimin e organizatës.

Operimi i Florimit u bë në spitalin Wolfson Medical Center në Izrael.

/Kosovarja