Dhoma e Tregtisë i kërkon Qeverisë që t’i dëgjoj më shumë kërkesat e bizneseve dhe t’ia vazhdoj licencën Terminalit Doganor në Ferizaj

- in Ekonomi

Dhoma e Tregtisë i kërkon Qeverisë që t’i dëgjoj më shumë kërkesat e bizneseve dhe t’ia vazhdoj licencën Terminalit Doganor në Ferizaj
Nëpërmjet një reagimi publik, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar nga Qeveria që t’i dëgjoj kërkesat e bizneseve dhe t’ia vazhdoj licencën Terminalit Doganor në Ferizaj. Kjo pasi këtij terminali i skadon licenca e operimit më 24 qershor të këtij viti, dhe ndonëse kompania ka bërë kërkesë për rilicencim sipas afateve ligjore, ende nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Ministria.
Në reagim ndër të tjera thuhet se vet bizneset dhe agjentët doganor po kërkojnë vazhdimin e licencës për këtë Terminal.
“Lidhur me këtë çështje, mbi 300 biznese dhe mbi 20 kompani të agjentëve doganor në Ferizaj kanë bërë peticione duke kërkuar vazhdimin e licencës të këtij Terminali Doganor.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë shpreh shqetësimin se mbyllja eventuale e Terminalit në Ferizaj nuk do të ju shërbej bizneseve dhe se nga kjo situatë do të përfitojnë kompanitë transportuese nga shtetet e tjera, të cilat përbëjnë rreth 90% të transportit rrugor”, thuhet ndër të tjera në këtë reagim.

Reagimi i plotë
DHTIK kërkon nga Qeveria që t’i dëgjoj më shumë kërkesat e bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) nëpërmjet këtij reagimi shpreh shqetësimin lidhur me mosveprimin e ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në lidhje me Terminalin Doganor “Fitorja” në Ferizaj për vazhdim të licencës.
Terminalit Doganor në Ferizaj i skadon licenca e operimit më 24 qershor të këtij viti, dhe ndonëse kompania ka bërë kërkesë për ri-licencim sipas afateve ligjore, ende nuk ka asnjë përgjigje nga Ministria në fjalë.
Lidhur me këtë çështje, mbi 300 biznese dhe mbi 20 kompani të agjentëve doganor në Ferizaj kanë bërë peticione duke kërkuar vazhdimin e licencës të këtij Terminali Doganor.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon nga Qeveria/Ministria e Infrastrukturës, që të ofroj zgjidhje për këtë çështje duke i dëgjuar kërkesat e bizneseve dhe agjentëve doganor dhe t’ia vazhdoj licencës e operimit Terminalit Doganor në Ferizaj, pasi mendojmë se kjo çështje ka të bëjë edhe me sigurinë e mallrave.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë shpreh shqetësimin se mbyllja eventuale e Terminalit në Ferizaj nuk do të ju shërbej bizneseve dhe se nga kjo situatë do të përfitojnë kompanitë transportuese nga shtetet e tjera, të cilat përbëjnë rreth 90% të transportit rrugor.