Mësohet se një nuse u martua me një të afërmin e saj pasi dhëndri nuk arriti në kohë në ceremoninë e martesës.
Kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Indi.
Dasma ishte planifikuar të ndodhte më 22 prill në fshatin Malkapur Pangra në rrethin Buldhana.
Ceremonia ishte menduar të bëhej në orën 16:00, por dhëndri nuk shkoi sepse kishte qenë duke pirë e u argëtuar me miqtë e tij dhe e kishte harruar sensin e kohës.
Nusja dhe të gjithë ftuarit e pritën 4 orë dhe kur dhëndri mbërriti në orën 20:00, babai i nuses refuzoi kategorikisht të martonte vajzën e tij me të.