Dështon përpjekja e VV-së për ndryshim të Ligjit për Shërbyesit Civil, Konjufca abstenon

- in Lajme

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka dështuar përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje për miratimin e Plotësim Ndryshimit të Ligjit për Shërbyesit Civil.

Kryeparlamentari Konjufca ka konstatuar se s’ka kuorum pasi në votim kanë marrë pjesë vetëm 59 deputetë.

Konjufca ka abstenuar, kurse një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka votuar kundër. Përveç votës së Konjufcës ka qenë edhe një abstenim tjetër.

Ai ka thënë se Ligji i njëjtë mund të vendoset për votim në një seancë tjetër.

Një përpjekje të tillë të Lëvizjes Vetëvendosje e ka kundërshtuar edhe opozita, që ka lëshuar sallën paraprakisht.

/GazetaSinjali/