Dëshmitarja e parë në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është grua. Kështu e ka prezantuar gjykatësi Charles L. Smith.
Ai i ka sqaruar dëshmitares së mbrojtur të gjitha procedurat e dëshmisë.
“Ju nuk guxoni të flisni me askënd rreth dëshmisë tuaj. Nëse vjen dikush ju pyet ju lutem na tregoni”, ka thënë gjykatësi Smith.
Siç ka njoftuar gjykatësi, dëshmia e saj pritet të zgjasë katër ditë.
Gjykatësi Smith ka kërkuar nga mbrojtja që ta shfrytëzojë kohën e përcaktuar për parashtrim të pyetjeve ndaj dëshmitares. /Demokracia.com/