Për herë ta parë është dëgjuar dëshmitarja ndaj ish krerëve të OVL- UÇK’së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj në dhomat e specializuara.
Zenka Pumper është pjesë e gjykatës speciale nga viti 2016 e që punon si koordinatore e hetimit.
Pumper ka thënë se detyra e sajë ka të bëjë me intervistimin e dëshmitarëve, analizën e provave dhe përgatitjen e provave.
Në gjykimin ndaj ish krerëve të OVL-UÇK’së, janë paraqitur dokumente të cilat kanë qenë konfidenciale për publikun, ndërsa janë dhënë edhe detaje rreth paketave të pranuara në zyrën e veteranëve.
Prokurorja- “çfarë përmbajtje kanë këto dokumente”?
Dëshmitaraja- “Ajo lidhet me atë çfarë gjykohet sot këtu”
Prokurorja- e njoh autorin –
Dëshmitarja- po
Prokuroria- a është ky person, personel i zps’së
Dëshmitarja- Po
Prokurorja- a keni pasur rast me fol me të?
Dëshmitarja- PO
Prokuroja- a iu kujtohet çfarë keni biseduar me të?
Dëshmitarja – nuk më kujtohet çfarë kam pyetur mendoj ai i ka vendosur në dy qese provash
Reagim ka pasur edhe nga avokati i Gucatit i cili ka kundërshtuar që të paraqiten punonjës të dhomave të specializuara për të dëshmuar ndaj të dyshuarve.
Avokati i Gucatit- ” Nuk e di pse paraqiten dëshmitarë të prokurorisë”
Ndërsa prokurorja e rastit iu ka drejtuar dëshmitarës rreth dokumenteve të cilat nuk kanë pasur përbërje të njejtë me njëra tjetrën.
Prokurorja- ” Paketa një dhe paketa katër, nuk përkojnë faqet mes paketes një dhe paketës katër cfarë keni shkruar”
DËSHMITARJA – “Nuk më kujtohet duhet të shikoj dokumentin”
E në momentin kur janë përmendur edhe emra të dëshmitarëve, seanca shkoi në mënyrë të mbyllur për publikun.
Pastaj prokurorja përsëri i është drejtuar dëshmitares me disa pyetje për paketën e dytë e dorëzuar në OVL.
Prokurorja- Nga kush u nënshkrua formulari i dokumenteve të sekuestruara?
Dëshmitarja- Zoti Hysni Gucati ka nënshkruar në emër të organizatës
Prokurorja- A mundë të thoni çka është ky dokument?
Dëshmitarja- Është proces verbal i dorëzimit të paketës dy ia ka dorëzuar kolegut tim”.
Në vazhdën e seancës e cila ka zgjatur rreth 5 orë, ka pasur kundërshtime nga avokatët e ish krerëve të organizatës së veteranëve, ku nuk janë pajtuar me përgjigjet e dëshmitares.