Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK’së, Faton Klinaku, ka thënë se po të kishte dëshmi, dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar do duhej të ishin në burg për shpifjes që po bëhen ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka shkruar në ‘Facebook’ menjëherë pas dëshmisë së Fadil Fazliut, i cili tha para trupit gjykues se është i pafajshëm ndaj veprave mbi të cilat rëndojnë.
“Prokurorët, Gjykatësit, por edhe Avokatët punojnë vetëm për çështjen e tyre materiale.
E, se çfarë është drejtësia dihet:
Po të kishte drejtësi, dëshmitarët e ZPS-së që po shpifin ndaj UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj, qoftë me vullnet, qoftë me kërcënim e shantazh nga ana e ZPS-së, duhet të ishin në burg”, ka shkruar Klinaku.
Fazliu, Bashkim Smaka, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi po akuzohen nga ZPS’ja për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
/Demokracia