Dëshmi të reja: Shoku i djalit të Vuçiqit pjesë e sulmit terrorist në Banjskë

- in Lajme

Dëshmi të reja janë zbuluar nga sulmi terrorist në Banjskë.

Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi është gjetur vetura dhe dokumenti i identifikimit të Milorad Jevtic, shkruan Demokracia.com

Jevtic del të jetë shoku i Danilo Vuçiqit, djalit të presdentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Në 5-vizitat e fundit të Danilo Vuçiqit në Kosovë, 4 herë ishte bashkë me Milorad Jevtic.

Jevtic po ashtu ishte njëri nga personat që kishin sulmuar KFOR-in me 29-maj në Zveçan./Demokracia.com/