Një shofer kosovar i ka bërë të gjithë të qeshin në rrjetin social Facebook, derisa ka publikuar veturën e tij ‘Golf’ duke u dridhur dhe ka shkruar se deri sa të nxehtë vetura tij dhe kafen e vlon, shkruan Gazeta Metro.
Vetura Volskwagen Golf mbetet njëra ndër veturat më të dashura për shoferët kosovarë.
Ky model ka arritur t’i mbijetojë mjaft mirë kohës dhe ka shumë modele të këtilla në rrugët e Kosovës. Gjithashtu ky model është edhe njëra prej modeleve që bëhet më së shumti shaka në rrjetet sociale.Së fundi në grupin ‘Marakli t’kerreve’ është një anëtarë që ka publikuar një video të veturës së tij ‘Golf’.
Në video shihet vetura duke dridhur dhe aty e vendosur një kafe e cila nga shtypja që i jep motori i veturës duket se po vlon.
Pikërisht edhe në lidhje me këtë ky shofer ka shkruar: ”Deri sa nxehet Golfi edhe kafen ta vlon”. Kjo ka shkaktuar edhe shumë të qeshura në këtë grup.