Dërguti-Kusarit: Mbaju leksion deputetëve tuaj të mos i gjuajnë me shishe veteranët nga Kuvendi

- in Lajme

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, me një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj shefes së Grupit Parlamentar të LVV’së, Mimoza Kusari-Lila, ku kjo e fundit tha se veteranët nuk i dëmtojnë institucionet e vendit, shkruan Gazeta Metro. 


Dërguti reagoj duke  thënë që të iu mbajë leksione deputetëve të LVV’së që të mos i gjuajnë veteranët me shishe nga zyrat e Kuvendit.

 

Reagimin Dërguti e bëri pasi që Kusari-Lila tha se veteranët nuk i shkatërrojnë institucionet e vendit, por ia tërhoqi vërejtjen asaj që t’i disiplinojë deputetët e pushtetit, dhe të mos i gjuajnë me shishe prej zyrave veteranët e luftës.
“Para se t’i drejtoheni veteranëve të luftës që mbrojtën vendin në ditët më të vështira, me leksione sesi duhet të sillen me pronën publike, si shefe e grupit parlamentar, ju takon t’i mbani leksion deputetëve/stafit tuaj të mos i gjuajnë veteranët me shishe nga dritarja e zyrës së Kuvendit”, shkroi Dërguti.

Sot veteranët e luftës mbajtën një protestë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që të mos diskriminohën në projektligjin e ri për pagat./gazetametro.net