Dërgohen në mbajtje dy të arrestuarit për plagosjen në Klinë, policia tregon çka sekuestroi

- in Lajme

LAJME
Dërgohen në mbajtje dy të arrestuarit për plagosjen në Klinë, policia tregon çka sekuestroi
Demokracia
12:20 | 24 Shkurt 2025

SHARE:

 

 

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për plagosjen e mbrëmshme në rrugën “Ilir Merturi” në Klinë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në komunikatën e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes, pas një pune intensive ata ishin identifikuar dhe ishin arrestuar.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Klinё, me datën 23.02.2025, rreth orës 22:40, është njoftuar se nё rrugën “Ilir Merturi” nё Klinё, ka tё shtёna me armё zjarri. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit, ku nё vendin e ngjarjes kanё hasur njёrin nga viktimat, i cili ishte i shtrirё dhe i lёnduar. I njëjti ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, gjithashtu edhe tre (3) tё lënduarit tjerё janё dёrguar në Spitalin Rajonal nё Pejё”, thuhet në komunikatën e policisë.

Gjatë arrestimit, policia bën të ditur se ka arrestuar armë, fishekë, gëzhoja e brisk.

Tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjes nё drejtim tё panjohur, ku pas njё pune intensive tё njёsiteve policore, ёshtё arritur identifikimi dhe arrestimi i dy (2) personave tё dyshuar.

Gjatё arrestimit janё gjetur dhe janë sekuestruar:
– njё (1) armё pistoletё M57
– njё (1) karikator i sё njёjtёs armë
– pesё (5) fishekё kal: 7.62mm
– dy (2) gёzhoja kal:7.62mm
– njё mjet i mprehtë (brisk).

Tё dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё prokurorit tё shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

Gazeta Online Reporteri.net raportoi se dy personat e arrestuar janë B.H dhe E.H.

Reporteri.net mëson se personi i plagosur me armë zjarri është me incialet S.B. kurse dy vëllezërit e tij janë plagosur me mjete të forta.

Për rastin ka folur edhe zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi ku tha se tre të lënduar ishin dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 22:40 në fshatin Jashanicë të Klinës, tre persona janë plagosur, një me armë zjarri dhe dy të tjerë me mjete të forta. Personi i plagosur me armë është në gjendje të rëndë shëndetësore. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes”, kishte deklaruar Gashi./Demokracia