Arsenal ka arritur të arkëtojë tri pikë të rëndësishme përball rivalëve të qytetit Tottenham, me rezultat 2:1.
Heronjtë e Arsenal-it ishin Lacazette dhe mbrojtësi Gabriel, ku ky i fundit e spastroi një goditje drejt portës thuajse të zbrazët në minutën 90’, përcjell KosovaPress.
Tottenham arriti ta zhbllokojë rezultatin përmes sulmuesi të krahut Lamela, i cili në minutën 33’ shënoi një super gol në stilin “Rabonna”.
Arsenal barazoi shifrat në pjesën e parë përmes Odegaard, në minutën 44’, pas asistimit të Tierney.
Meritor për fitoren e Arsenalit ishte Lacazette, i cili nga pika e bardhë në minutën 64’ arriti të konkretizojë me gol.
Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në kuotën e 41 pikëve në vendin e 10-të, katër më pak se Tottenham në vendin e shtatë në tabelë./KosovaPress