Deputetja: Grafitet nuk i përkasin historisë së PDK-së

- in Lajme

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka reaguar ndaj grafiteve të vendosura në familjen e deputetes Adelina Grainca.

Grafita këto që iu janë referuar kalimit të saj në Grupin parlamentar të VV-së nga PDK-ja dhe pjesëmarrjen e saj në votimin për presidente.

Musliu thotë se grafitet nuk i përkasin historisë së PDK-së,

“Kjo s’është kulturë e PDK-së! Stop lojërave të tilla! Grafitet nuk i përkasin historisë së PDK-së!

Bollni ma me pisllëqe”, ka shkruar Musliu në “facebook”.

Ndërsa, ushtruesja e detyrës së Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila nëpërmjet një reagimi ka kërkuar edhe nga PDK që ta dënoj këtë akt, në të kundërtën thotë se kjo do të jetë një tregues se si një parti e konsideron një vajzë të re me mendim ndryshe.

Ndërkohë që policia ka nisur hetim rreth vendosjes së grafiteve./KP