Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka shtruar disa pyetje për pushtetin, të cilinn e ka quajtur mashtrues dhe që i frikësohet të vërtetës.
Deliu ka pyetur për vjedhjen e mostrave të Astrit Deharit e për të cilat ka thënë se po pret përgjigje.
Këto janë pyetjet e saj:
Pyetje për pushtetin mashtrues që i frikësohet të vërtetës:
Kush i vodhi mostrat e rastit Dehari?
Ku qëndruan ato për një vit e gjysmë?
Për çka shërbyen ato mostra jashtë Institutit?
A pati ndërhyrje në mostra në kohën sa ishin jashtë Institutit?
Kush i ktheu ato?
Pse nuk pranuat ta votoni komisionin hetimor parlamentar për zhdukjen e këtyre mostrave?
Po presim përgjigje!