Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente dhe u ka bërë thirrje kolegëve të saj që të qëndrojnë në sallë ditën kur zgjidhet presidenti.
Bunjaku-Rexhepi këto komente i bëri në një prononcim përmes telefonit në televizionin Kanal 10, ku tha se ajo do ta votojë Osmanin ditën e zgjedhjes.
“Tani për tani nuk kemi vendim të prerë si do të sillen deputetët e LDK-së kur të vije momenti i votimit të presidentes. Unë personalisht dua të rri në sallë dhe të votojë pro zonjës Osmani”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi, duke shtuar se LDK do të dalë me një qëndrim pas takimit që kryetari Lumir Abdixhiku do të ketë me Vjosa Osmanin./KP