Deputeti i VV-së tenton të flasë, ai i PDK-së ia shkyç mikrofonin

- in Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka provuar që të nis fjalën e tij për të diskutuar lidhur me pikat e seancës së jashtëzakonshme.

Megjithatë deputeti i PDK-së, Ilmi Reçica, ia ka shkyçur mikrofonin duke ia pamundësuar fjalën Rrustemit.

Ai ka provuar që ta rregullojë mikrofonin në asistim të Mimoza Kusarit por ka qenë e pamundur.

/GazetaSinjali/