Deputeti i VV-së s’di se si shkruhet as emri i Shqipërisë, bën fotografi nga Kuvendi
Edhe deputeti Halil Thaçi i Vetëvendosjes ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook, por fatkeqësisht duke mos e ditur as se si shkruhet emri i Shqipërisë.
Ai ka ndarë një fotografi ku shihet nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ka dhënë përshkrimin si vijon:
“Nga Parlamenti i Shqipëris , urime 28 Nëntori!” – shkroi z. Thaçi.
Përveç dështimit që ta shkruajë si duhet “Shqipërisë” ai ka dështuar të vendos ku duhet presjen, por edhe e ka shkruar me të madhe emrin e muajit nëntor./Nacionale