Deputeti i VV-së që këshilloi Von Cramonin “të hajë qebaba” i gjuhet me këshillë edhe Edi Ramës

- in Lajme

Deputeti prizrenas i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, kohëve të fundit i shquar për këshillën që Viola von Cramon “të hajë qebapa” në Prizren, ngase e merrte si të mirëqenë për “turiste”, tash i doli punë që të këshillojë Tiranën zyrtare që të ndjek këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo, me ç’duket, si tentim i dëshpëruar për të goditur kryeministrin shqiptar Edi Rama, ngase ky i fundit nuk i mbështeti në veprimin e dënuar nga e mbarë bota për të instaluar me forcë tre kryetarët në pjesën veriore të vendit në objektet zyrtare komunale.

“ShBA-të kanë të drejtë. Korrupsioni është kërcënim për sigurinë kombëtare. Rama duhet që t’i përgjigjet kërkesës së aleatit më të madh të shqiptarëve për sundim të mirëfilltë të ligjit”, ka shkruar Abrashi, teksa ka rishpërndarë një cicërimë të ambasadës amerikane në Shqipëri.

Abrashi, në faqen e tij të Facebook-ut, nxjerri citatin më “goditës” të tij.

“Sot, nëse nuk e keni kurajon ta mbështesni Kryeministrin në betejën e tij për rend e ligj në veri, më e pakta do të ishte heshtja”, citoi veten ai.

/GazetaSinjali/