DEPUTETI I VV-SË: KQZ KURRË NUK MBËRRITI TA PËRMIRËSOJ VETVETEN

- in Lajme

Ish-anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, tani deputet nga kjo parti, Adnan Rrustemi tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur që ta përmirësoj veten meqë ishte e varur nga paaftësia e skajshme e ish-kryetares Valdete Dakës.

Rrustemi: KQZ kurrë nuk mbërriti ta përmirësoj vetveten

“Këtë muaj po dëgjoni shpesh kapjen e institucioneve apo pavarësia e cenuar. Nuk është surprizë kjo, siç thotë populli ‘hajni bërtet, kapeni hajnin’. Shteti i kapur sipas përkufizimit ndodh kur agjentët privat, korporata ose jo dirigjon vendimet e institucioneve drejt interesave privatë në dëm të publikes[.. Kur lakohet institucioni deri te ligji me direktiva të interesit partikular privat, kjo është kapja e shtetit., institucionet nuk i kapin partitë politike si të tilla, as institucionet tona nuk i patën kapur paritë politike dikur në pushtet por grupet tashmë të kriminalizuar që paraprakisht i patën kapur këto parti. Pavarësia e institucioneve buron nga ligji ajo nuk është pavarësia nga ligji. KQZ kurrë nuk mbërriti ta përmirësoj vetveten se ishte e varur nga paaftësia e komprometimi i skajshëm e ish-kryetares. 10 vite aty e kam parë nga afër”, tha Rrustemi. /KP