Deputeti i PDK-së voton “për” Glauk Konjufcën kryetar të Kuvendit të Kosovës

- in Lajme

Me 69 vota “për” deputetët e legjislaturës së VIII kanë votuar Glauk Konjufcën nga Vetëvendosje për kryetar të ri të Kuvendit të Kosovës.

Votën pro zgjedhjes së Konjufcës kryetar të Kuvendit e dha edhe deputetit i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti.

Ndërsa, deputetët e tjerë të PDK-së ishin kundër e po ashtu kundër ishin edhe deputetë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)./KP