Deputeti i kantonit Jura në Zvicër thotë se Thaçi po mbahet në Hagë si në praktikat e një regjimi totalitar

- in Lajme

Raoul Jaeggi, deputet i kantonit Jura në Zvicër ka reaguar në “Facebook” rreth Gjykatës Speciale, e veçanërisht për paraburgimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Procesi i tejzgjatur gjyqësor kundër ish-presidentit Thaçi konsiderohet si regjim totalitar dhe antidemokratik nga deputeti i kantonit Jura, Raoul Jeaggi, i cili është pjese e legjislativit kantonal nga viti 2009.

Hashim Thaçi është paraburgosur për gati katër vjet në kushte që të kujtojnë praktikat e një regjimi totalitar, ku drejtësia preventive zvarritet pafundësisht, duke shkelur parimet themelore të të drejtave të njeriut”, ka shkruar Jaeggi, raporton “Epoka e re”.

Sipas tij, ky paraburgim i zgjatur pa dënim përfundimtar jo vetëm që është i padrejtë, por ai minon vetë vlerat e demokracisë dhe respektimin e të drejtave individuale./Epoka e re