DEPUTETËT VOTOJNË NË PARIM PLOTËSIM NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR PËRGJEGJËSITË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE

- in Lajme

Me 73 vota për dhe asnjë kundër deputetët kanë votuar në parim plotësim-ndryshimin e Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se me këtë ndryshim të këtij ligji evitohet të metat dhe problemet që janë hasur në praktik për disiplinimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Këtë ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve e kanë përkrahur edhe grupet parlamentare opozitare. /B.Ibishi/KP