Deputetët s’votuan, shtyhet shqyrtimi Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor

- in Lajme

Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor nuk ka mundur të votohet në Kuvendin e Kosovës për shkak të kuorumit, ndërsa është shtyrë për një seancë tjetër.

Paraprakisht, për një amendament i propozuar nga deputeti i VV-së, Visar Korenica, nuk u bë kuorumi. Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se kuorumi s’u bë “sepse një deputet i mazhorancës qëllimshëm nuk po voton për ta pamundësuar procedimin e projektligjit”.

Deputeti i VV-së, Visar Korenica, ka thënë se ligji si i tillë është problematik. Ai ka kërkuar që e drejta riprodhuese t’i njihet vetëm çiftit dhe jo individit.
“Amandamentet që i kemi propozuar jemi një pjesë e grupit të deputetëve të LVV pra dhjetë. Ky ligj ka prodhuar një debat të gjerë dhe është problematik nëse kalon kështu siç është. Sepse drejtpërdrejt cenohet institucioni i familjes. Kërkojmë me këtë amandament të katër që e drejta riprodhuese t’i takojë çiftit që të vendosin nëse duan të kenë fëmijë. Jo t’i jepet e drejta individit por të përcaktohet e drejta tek çiftet”, ka thënë Korenica./Demokracia