Dy deputetë të Kuvendit të Serbisë, njëra nga radhët e Partisë Socialiste (SPS), kurse tjetri nga Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit (SPP) – Snezhana Paunoviç dhe Usame Zukorliç – në një seancë të Asamblesë Parlamentare në Kombet e Bashkuara (OKB), theksuan se “standardet e dyfishta” në marrëdhëniet ndërkombëtare janë të papranueshme për Serbinë.
Në bazë të një njoftimi për media të lëshuar nga Kuvendi i Serbisë, deputetët serbë u ankuan se vendet e QUINT – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Italia – përfshirë “vende të caktuara” të Bashkimit Evropian (BE), mbështesin vendimet e Kosovës përmes së cilave synohet “persekutimi e terroizimi” i serbëve të Kosovës.
“Administrata e Kosovës punon për këtë çdo ditë dhe për një sjellje të tillë ka mbështetjen e QUINT-it dhe vendeve të caktuara të BE-së”, pretendoi Paunoviç, duke paralajmëruar se nuk mund të flitet për ruajtjen e paqes në Kosovë, nëse në të njëjtën kohë, përkrahen lëvizjet e Qeverisë së Kosovës për të “persekutuar dhe terrorizuar” popullin serb në pjesën veriore të Kosovës.
Në një përballje të rrallë publike të enjten në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dy liderë ballkanikë që assesi të dalin nga situata parakonfliktuale, akuzuan njëri-tjetrin për gjendjen e tendosur në marrëdhëniet ndërshetërore, posaçërisht pas vedimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ndërsa shtetet anëtare shprehën drojën për potencialin destruktiv të veprimeve të papërgjegjshme.
Në hijën e retorikës së nxehtë dhe akuzave plot zemërim, në selinë e OKB-së në Nju Jork të SHBA-së, kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç peshuan faktorët e alternimit të tensionit dhe krizës së mbrehtë në pjesën veriore të Kosovës të banuar nga serbët etnikë që përpiqen të mbajnë një sistem paralel të përkrahur dhe financuar nga Serbia./Demokracia