Ylli i Hollywoodit, Johnny Depp, ditën e djeshme ka fituar gjyqin e tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard.
Juria, e përbërë nga pesë burra dhe dy gra, në Gjykatën e qarkut në Virgjinia, vendosi se Heard kishte shpifur në shkrimin e saj për The Washington Post.
Depp do të dëmshpërblehet me 15 milion euro.
Pas përfundimit të gjyqit gjashtëjavor, me reagime të ndryshme e në anën e Depp nuk munguan as të famshmit shqiptarë.
Yll Limani, Angela Martini, Beatrix Ramosaj, Dafina Zeqiri, Mozzik – janë disa nga yjet që reaguan me postime në InstaStory e që të gjithë ishin në përkrahje të Depp.
/GazetaSinjali/