Një gjykatë gjermane dënoi me burgim të përjetshëm një grua e cila u paraqit si mjeke pasi shkaktoi vdekjen e disa personave që ajo po trajtonte.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gjyqtarët në gjykatën rajonale në Kassel thanë se provat treguan se gruaja 51-vjeçare, emri i së cilës nuk u bë i ditur, përdori një licencë të falsifikuar për të punuar si anesteziologe.
Gjykatësit përcaktuan se tre pacientë vdiqën si pasojë e gabimeve të trajtimit, derisa të tjerët pësuan dëmtime serioze, raportoi agjencia gjermane e lajmeve dpa.
Ata e dënuan gruan për tre akuza për vrasje dhe 10 akuza për tentativë vrasjeje.
Prokurorët e akuzuan gruan se kishte implementuar gabimisht anestetikë dhe se kishte dështuar në trajtimin e helmimit të gjakut në një spital në Fritzlar, një qytet afër Kaselit.
Ajo thuhet gjithashtu se ka qenë përgjegjëse për orë të tëra të privimit të oksigjenit, si dhe dëmtimin e sistemit kardiovaskular dhe dështimit të organeve te pacientët, raportoi dpa. /Telegrafi/