Simboli i Rezistencës Kombetare – baca Adem Demaçi në njërën nga intervistat e para pas luftës, në emisionin “Pa Rrotlla” ka treguar se si ishte inkuadruar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka thënë se “më ka thirrur në telefon Kadri Veseli dhe më ka thënë; eja bac se po na duhesh, pa ty s’po bën”. Pastaj ai kishte detajet nga marrëveshja me Kadri Veselin. “I thash, politikën unë e luftën ju deri të kryhet, a u ba? tha po edhe kjo ishte marrëveshja”.
Fillimisht gjatë bisedës baca Adem kishte treguar se i kishte thënë “po i pyes melaqet për inkuadrim, dhe Kadriu më tha ma bac mos hy andej”/Epilogu