Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka quajtur skandaloze reagimet e kryeministrit Kurti dhe Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla rreth pagave të Njësisë elitare të Policisë që protestuan dje para qeverisë, të pakënaqur me shtesat për rrezikshmëri.
Çitaku ka thënë reagimet e Kurtit dhe Sveçlës janë përplot të pavërteta, vajtime e ankesa.
“Çfarë reagime skandaloze nga ana e Kryeministrit dhe Ministrit të PB për protestën e njësive elitare policore. Përplot të pavërteta, gjysëm të vërteta, vajtime, ankesa.
Mjerim”, ka shkruar ajo.
Pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës dhe të Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive protestuan dje para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar rishikimin e kategorizimit për rrezikshmërinë në punë.
Këto dy njësite elitare të Policisë thanë se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre, teksa kërkuan që të mos luhet me dinjitetin e tyre./Demokracia