Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka nisur protestën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Deputetët e opozitës kanë nisur të krijojnë zhurmë në Kuvend duke goditur tavolinat e tyre, në shenjë proteste pasi pushteti dhe opozita vazhdojnë të mos pajtohen në lidhje me formimin e një komisioni hetimor parlamentar për t’i hetuar zhvillimet në sektorin e energjisë elektrike në Kosovë.
Gjatë kohës kur në foltore doli deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, vazhdimisht kishte zhurma nga goditjet e tavolinave dhe fishkëllima nga deputetët e PDK-së.