Davenport takohet me Lajçakun: OSBE-ja do ta ndihmojë KQZ-në për zgjedhjet në veri

- in Lajme

Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka thënë se është takuar me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në veri.

Davenporti tha se me Lajçakun biseduan për rëndësinë e progresit në dialog, teksa theksoi se OSBE do ofrojë mbështetje për mbajtjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse në komunat veriore.

“Me Miroslav Lajçakun sot theksuam rëndësinë e progresit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në institucione dhe zgjedhje. Mbështetje e fortë për thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse në komunat veriore.

OSBE do të mbështesë institucionet e Kosovës, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të ofruar integrim dhe dialog duke përfshirë të gjitha komunitetet”.

/GazetaSinjali/