DAUT HARADINAJ FTON KUNDËRKANDIDATËT NË DEBAT PUBLIK

- in Lajme

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj përmes një videomesazhi në faqen e tij në facebook, ka ripërsëritur ftesën ndaj kundërkandidatëve për debat publik.

 

Haradinaj është shprehur se Prishtina e qytetarët e saj kanë nevojë t’i shohin e dëgjojnë idetë, planet e projektet e secilit prej nesh dhe përballë njëri-tjetrit. Sipas Haradinajt, një përballje e tillë kish me i dhënë mundësi çdo qytetari që me gjakftohtësi të japin verdiktin e tyre.

Kujtojmë se kur po hymë në fazën finale të fushatës, opinioni publik ende nuk ka parë kandidatët për kryetar të Prishtinës në një përballje direkte.

I vetmi deri më tani që ka shfaqur gatishmërinë për debat të tillë është Daut Haradinaj. Ndërkaq, kundërkandidatët e tij heshti ende, duke refuzuar një përballje direkte.