Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka thënë se për herë të parë po kërkohet të diskutohet për raportin e Departamanetit të Shtetit.
Sipas saj, opozita po e arsyeton këtë se“gjetjet janë dramatike”:
“Sot po debatojmë për një raport të rregullt që u publikua javën që lamë pas. I njëjti raport, është publikuar rregullisht edhe në vitet parprake, por është hera e parë që po kërkohet të diskutohet me arsyetimin se gjetjet janë dramatike”.
Ndërkohë, në arsyetimin e saj, Kusari-Lila tha se po flitet për numër të madh për kallëzime penale në Qeveri, por jo për aktakuza, pasi nuk ka të tilla.
“Tek korrupsioni, në raportin e vitit 2023 përfshihet korrupsioni në Qeveri për numrin e madh të kallëzimeve penal, nuk flitet për aktakuza, sepse nuk ka të tilla. Këto kallëzime mund të bëhen nga indidvidë jashtë sistemit, opozita, apo trupa të kontrolluar prej tyre.” – u shpreh ajo në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Kusari – Lila e arsyetoi edhe Rozeta Hajdarin e Liza Gashin:
“Ndërsa për ministren Hajdari dhe Liza Gashin, kemi të bëjmë me vonim të deklarimit të pasurisë, bëhet fjalë për vonesë dy tre ditë, përderisa gjoba që është shqiptuar, aktualisht është gjobë e cila shqiptohet nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit”.
Sipas shefes së deputetëve të VV-së, DASh-i në raport nuk e ka bërë ndarjen cilësore për të cilët, sipas saj“pretendohet” se kanë sulmuar gazetarët.
“Fatkeqësisht, tek liria e mediave, DASh nuk e bën ndarjen cilësore të akterëve për të cilët AGK-ja pretendon se janë sulmuar gazetarët.Akterët janë grupe të komunuteteve, grupe fetare, stafi gjyqësor e qeveritar etj. Kjo lidhet në masë të madhe me ngjarjet në vei të vendit, AGK-ja regjistroi një numër të madh të gazetarëve që po bënin punën në veri. Më 16 qërshor persona të maskuar ndoqën 9 gazetarë, gazetarët pretenduan se disa prej sulmeve ishin të drejtuara nga udhëheqja politike e asaj kohe në veri.” – u shpreh Kusari-Lila./Demokracia