Danimarka zgjat pezullimin e përdorimit të AstraZeneca

- in Rajoni dhe Bota

Danimarka ka zgjatur pezullimin e përdorimit të vaksinës kundër koronavirusit AstraZeneca për tri javë të tjera.

Danimarka ishte ndër vendet e para në Evropë që pezulloi përkohësisht vaksinimin me AstraZeneca dy javë më parë pas disa rasteve të mpiksjes në enët e gjakut të regjistruara në këtë vend dhe vendet tjera, raporton Reuters.

Qeveria informoi parlamentin danez për zgjatjen e pezullimit këtë mëngjes, njoftoi televizioni TV2, duke cituar burime të paemërtuara./KP