DALJA NË ZGJEDHJE DERI NË ORËN 15:00

- in Lajme

Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale.

 

15:10– Deri në këtë kohë sipas KQZ-së kanë votuar 27 për qind apo 456 mijë e 347 qytetarë.

15:00 – Deri në orën 15:00 në Kosovë kanë votuar 27.43 për qind e apo 365 mijë e 334 qytetarë.

12:20– Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ-së, në vend deri në këtë kohë kanë votuar 154 mijë e 872 qytetarë.

Komunat me shumicë serbe vazhdojnë të prijnë për daljen më të madhe në votime.

Sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV) procesi i votimit deri në mesditë po shoqërohet me pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në votim, me përjashtim të komunave në veri të vendit, ku mesatarja e daljes është 3 herë me e lartë krahasuar me komunat tjera.

11:00 – Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ-së, në vend deri në orën 11:00 kanë votuar 8.24 për qind e qytetarëve apo 73 mijë e 928 që kanë të drejtë vote.

Për nga përqindja e daljes në zgjedhje kryesojnë komunat me shumicë serbe.