Dajaku s’ka të ndalur në Burgun e Dubravës, përleshje tjetër mes të burgosurve

- in Lajme

Përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë nuk janë edhe aq të rralla. Raste të tilla e incidente të tjera, siç është ikja e të dënuarve janë goxha të shpeshta dhe po ndodhin pikërisht në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po krekoset se po udhëheq suksesshëm me ministrinë dhe ka rritur nivelin e sigurisë në burgje.

Gazeta Sinjali ka raportuar së fundmi për plot ngjarje të tilla, sidomos në Burgun e Dubravës. Rrahjet në këtë qendër janë shpeshtuar dhe rasti i fundit ka ndodhur gjatë ditës së djeshme

Sipas informacioneve të para, dy të burgosur B.Z., dhe V.S., e  ka sulmuar fizikisht të burgosurin tjetër, të cilit i shkuan deri te qelia, ku pas një konflikti verbal e kanë rrahur me grushte e shqelma, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Si masë parandaluese që të mos eskalohet situata, oficerët kanë ndërhyrë, ndërsa i burgosuri që u sulmua ka marrë trajtim mjekësor, teksa është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, që ka urdhëruar inicimin e rastit si “Lëndim i lehtë trupor’.

/GazetaSinjali/