Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri gjatë kësaj kohe ka marrë disa ditë pushim për t’u pagatitur për sezonin e verës.
Artistja e njohur në shoqëri të partnerit të saj, miqve të saj dhe këngëtares, Kida po relaksohen në bregdet, ndërsa po sjell vazhdimisht imazhe të ndryshme nga atje.
33-vjeçarja shihet e veshur në një mini-fund nga materiali i xhinseve të kombinuar me një bluzë shumëngjyrëshe dhe syze dielli.
“Më pëlqen shumë të shikoj gjërat e bukura”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e imazheve.
Ndërkohë, kujtojmë që këngëtarja aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit me Kidën “Luje belin”.
Ndërsa, Dafina është gjithashtu në përgatitje të projekteve të reja muzikore. /Telegrafi/