Dafina zbuloi detaje nga albumi i ri.
Këngëtarja Dafina Zeqiri është duke punuar për finalizimin e albumit të ri “Dafinë moj”.
Artistja ka bërë të ditur se albumi i saj i ri do të jetë shumë personal dhe zbulon shumë gjëra rreth jetës së saj.
Përmes një postimi të gjatë, Dafina si asnjëherë më parë rrëfeu për jetën e saj përplot me sfida dhe motivin për të arritur këtu ku është sot.
Në këtë status, Dafina përmendi faktin se si është të rritesh pa figurën e babait në jetë si dhe për sëmundjen e nënës.
“Do të mësoni një pjesë shumë të madhe timen në albumin tim ‘Dafinë Moj’. Ka pasur njerëz që më kanë thënë ske baba, s`ke me ec përpara. Ti ke me arrit shumë në jetën tënde. Më shiko mua ku jam sot. Dhe ne kemi pasur një jetë të vështirë, me sfida. Nëna ka qenë e sëmurë dhe na ka rritur neve, tre goca, vetë. Ne jemi kujdesur për njëri-tjetrin. Dhe e di sa e vështirë është me qenë vetëm goca në një familje. Sa punë duhen bërë në shtëpi e duhet me u rrit para kohe. S’ke kohë me dalë si fëmijët e tjerë, me lujt. Disa gjëra duhet me i lënë mënjanë, për me u kujdes për njëri-tjetrin”, shkruan ajo.
Projekti i fundit i Dafinës me titull “Duro” kishte për temë problemet e shëndetit mendor, ndërsa është vlerësuar se ka ndihmuar shumë në këtë çështje./RTK