Cristiano jep lajmin e hidhur, i vdes fëmija

- in Sport

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka dhënë lajmin e hidhur që i ka ndërruar jetë fëmija që e priste Georgina Rodriguez.

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, portugezi tregojë se djali i ka ndërruar jetë, derisa vajza i ka lindur.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë ndarjen nga jeta të djalit tonë.

Është dhimbja më e madhe që mund të ndjejnë prindërit.

Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi.

Duam të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre.

Ne jemi të shkatërruar nga kjo humbje dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë të vështirë.

Zemër, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez”, shkroi ai./Nacionale