Çmimet e benzinës dhe gazit mbesin të njëjta, nafta lirohet për 4 cent

- in Lajme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e hënë

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i benzinës është 1.76 euro për litër, i gazit me 0.78 euro dhe i naftës ka rënë për 3 cent, pra sot tregtohet me 1.79 euro, shkruan Telegrafi.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës vendosi për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve. Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 centë për shitjet me shumicë.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i kishte dërguar letër Qeverisë së Kosovës me anë të së cilës kërkojnë që marzha të caktohet duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale. /Telegrafi