‘Çmenden’ pronarët e rinj të Milanit: Transferojnë yllin e Serie A për 100 milionë euro

- in Sport

Investcorp fillon ‘pushtimin’ e Apenineve: Milan transferon yllin e Serie A për 100 milionë euro.

Pronarët e rinj të Milanit po planifikojnë një merkato madhështore këtë verë dhe nuk e kanë ndërmend që të kursejnë asgjë për ta bërë Milanin skuadrën më të fortë në Itali.

Skuadra e Stefano Piolit tashmë është 2 pikë para Interit në garën për titullin ku kanë mbetur edhe 4 ndeshje për tu zhvilluar.

Il Corriere dello Sport ka bërë të ditur se Rossonerët janë duke kërkuar një sulmues qendror dhe tashmë emri i duhur është gjetur, pavarësisht çmimi tejet të lartë të tij.

Fjala është për Victor Osimhen të Napolit, për të cilin presidenti De Laurentiis kërkon hiç më pak se 100 milionë euro.

Mirëpo me ndërrimin e pronarëve tek kuqezinjtë pritet të ndryshojnë edhe politikat e klubit ku një megatransferim i tillë nuk përjashtohet që të ndodhë. /orainfo.net