Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, duke folur për punën që po bëhet në këtë ministri të udhëhequr nga Albulena Haxhiu ka bërë një krahasim interesant duke përmendur vajin në tepsi, shkruan Gazeta Metro.
Sallahu duke lavdëruar punën që po bëhet në ministrin ku ai punon, ka habitur të gjithë me një krahasim që ka bërë.
Ai thotë se puna në Ministrinë e Drejtësisë po zhvillohet me nivelin e shpejtësisë së të shpërndarjes së vajit në tepsi.
“Po ju them me plotë përgjegjësi këtu se niveli i shpejtësisë së punës në Ministrinë e Drejtësisë dhe cilësisë gjithashtu, mund të krahasohet me nivelin e shpejtësisë të shpërndarjes së vajit në tepsi”, ka thënë ai në emisonin context ./gazetametro.net