Analisti Ilir Mirena ka shkruar për punësimet e familjarëve të Lëvizjes Vetëvendosje që u raportuan në media tash e disa ditë.
Ai përmes një statusi në Facebook iu ka drejtuar atyre që po shprehin habi me punësimet familjare të partisë në pushtet.
Mes talljes, Mirena i pyet se mos kanë pritur që zyrtarët e Vetëvendosjes të jenë prej Danimarke a Finlandes.
“I keni jep zor per ta, i keni shky gushat per ta, jeni sha e idhnu me dosta e familjare per ta, tash duroni e mos u ankoni neper rrjete sociale… Durone nje kep t’madhe e t’kuqe, t’Shkupit kuptohet. “