Një tjetër moment i çuditshëm dhe i paprecendent ndodhë nga gjyqtarët në Gjykatën Speciale në procesin kundër krerëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.
Kësaj radhe ka qenë në vemendje gjyqtari gjerman, Christoph Barthe, që ka ndërhyrë si asnjëherë më parë në pyetjet e mbrojtjes për të bërë disa pyetje vet. Madje, ai është dukur i nervozuar teksa reagoi dhe bëri pyetjet ndaj dëshmitarit Bislim Zyrapi.
Ishte Venkatesëari Alagendra, avokatja e Jakup Krasniqit që po vazhdonë të merret në pyetje dëshmitarin Zyrapi, ish shefin e Shtabit të UCK-së. Ajo po e pyeste për takimet e Krasniqit nga nëntori 1998 deri në shkurt 1999 me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe diskutimet politike për Konferencen e Rambujesë. Zyrapi konfirmoi takimet dhe njoftimet që më pas Krasniqi bënte për UCK-në rreth diskutimeve.
Në këtë moment reagoi gjyqtari Barthe për të bërë disa pyetje, ani pse ai të njejtat do të mund t’i bënte kur do të ishte koha e tij, sic ka ndodhur gjithmonë në këtë proces apo edhe në procese të tjera.
Ai e pyeti se a ka qenë bashkë me krasniqin gjatë gjithë kësaj kohe, për tre muaj bashkë me Krasniqin.
Zyrapi konfirmoi se kanë qenë pothuajse gjatë gjithë kohës bashkë në një komandë me Jakup Krasniqin, në Dragobil ku edhe ndodhnin takimet.
Më pas gjyqtari e pyeti se a kanë qenë bashkë në një zyre, por Zyrapi tha se nuk ka marrë pjesë në takimet me ndërkombëtarët, por se Krasniqi i ka informuar më pas për takimet dhe bisedat.
Javë më parë, një gjyqtar tjetër mori reagime për mënyrën e shtrimit të pyetjeve. Në një rast, Guénaël Mettraux, gjyqëtar zvicëran, u kritikua nga mbrojtja se po bën pyetje sikur të ishin bërë nga prokuroria. Ky ishte rasti me dëshmitarin Kurtesh Fondaj.
Të nesërmen, dëshmitari Fondaj kërkoi avokat sepse konsideronte se është keqperdorur nga gjyqtari. Kërkesa e tij nuk u aprovua.
Në një rast tjetër, i njëjti gjyqtar bënte pyetje sygjestive, e spekulative të tipit, “cka nëse”, “lë të spekulojmë pak”. Dëshmitari, që ishte Hajrush Kurtaj, i ishte përgjigjur se nuk mund të flasë për situata hipotetike.
Po ky gjyqtar, Guénaël Mettraux, në një rast kishte nxjerrë para një dëshmitari një dokument, për të cilin mbrojtja kishte reaguar sepse ai dokument nuk ishte pjesë e provave të prokurorisë. Gjyqtari, si për habi, kishte thënë se e ka marrë diku online./Demokracia