ÇITAKU: THAÇI MË PROPOZOI QË TA ZËVENDËSOJ NË POSTIN E PRESIDENTIT

- in Lajme

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku ka thënë se para një viti i është propozuar nga presidenti Thaçi që ai të tërhiqej nga kjo pozitë dhe në vend të tij të vije ajo.

Por që ka thënë se këtë ofertë të Thaçit e ka refuzuar, pasi nuk ka dashur të vie në këtë pozitë pa meritë.

“Këtë bisedë e kam pasur me ish-presidentin e Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi dhe ndoshta nuk do të ishte korrekte që të shpalos shumë. Mirëpo është diskutuar me mua. Më është propozuar që ai të tërhiqet dhe unë të jem presidente, por përgjigja ime ka qenë jo. Sepse karrierën time politike dhe institucionale gjithmonë e kam ndërtuar me punën time dhe mua mu dukej e rëndë që unë të ulem në atë karrige në ndërkohë që atij po iu konfirmohej aktakuza”, tha ajo në Rubikon të Klan Kosovës./KP