Çitaku: Qeveria po hesht ndaj fjalimit të Ramës në OKB

- in Lajme

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar heshtjen e krerëve të shtetit, presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla për fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Çitaku në një postim në Facebook po e cilëson heshtjen e tyre si urrejtje dhe sipas saj, është me e madhe se dashuria për Kosovën.

Ndryshe, Rama në OKB kërkoi nga Serbia njohjen e Kosovës. Ai po ashtu bëri thirrje për të mbështetur një raport të ri që kundërshton pretendimet e Dick Marty-t për ish-krerët e UÇK-së.

Sinjali