CILA ËSHTË RËNDËSIA E NJË MENTORI NË VENDIN TUAJ TË PUNËS?

- in Lifestyle

Çfarë është mentori? Mentori është një koleg/e me përvojë i cili do të jetë një udhërrëfyes gjatë karrierës për të avancuar në të. Me të mund të punoni në të njëjtën organizatë ose në një tjetër, edhe pse shpesh është më mirë që të jeni bashkëpunëtor, sepse ai/ajo do t’i njohë mirë të gjitha çështjet e kompanisë.

Nëse jeni dikush që sapo ka filluar karrierën, një mentor do t’ju ndihmojë që t’i shmangni ato gabime që ndodhin nga mungesa e përvojës. Ai/ajo do të sigurohet që nuk do t’ju humbet asnjë mundësi për avancimin në karrierë. Mentorët do t’ju bëjë të përfitoni shumë nga përvoja e tyre.

Besohet se prejardhja e fjalës “mentor” është nga mitologjia greke. Gjatë Luftës dhjetëvjeçare të Trojës, Odiseu, mbreti i Itakës, la gruan e tij Penelopën dhe djalin e tij Telemakun për ta udhëhequr ushtrinë e tij. Ai e vendosi Telemakun nën kujdesin e një kujdestari të quajtur Mentor, puna e të cili ishte ta mbronte dhe ta udhëzonte.

Çfarë mund të bëjë një mentor për ju?

Kur hasni një situatë të panjohur në punë dhe nuk dini si ta trajtoni atë. Për shembull, kur përballeni me ngacmime në vendin e punës, apo me shef që shihet se nuk i pëlqeni edhe aq, mentorët mund t’ju ndihmojnë për ta kapërcyer atë. Ka shumë mundësi që ata të kenë kaluar në një situatë të ngjashme më parë.

Mentorët bëjnë pjesë në një shkallë më të lartë të karrierës, kështu që ata kanë qasje në mundësitë që ju nuk i keni ende. Për shembull, ata mund t’ju ftojnë në ngjarje të fushës dhe t’ju prezantojnë me njerëzit më me ndikim në fushën tuaj.

Mentori/ja juaj mund t’ju lajmërojë për mundësitë e punës brenda organizatës suaj ose diku tjetër.

Mentori/ja juaj mund t’ju drejtojë në drejtimin e duhur kur bëhet fjalë për të investuar në arsimimin dhe trajnimin tuaj të vazhdueshëm. Nëse të dy punoni në të njëjtën fushë profesionale, ai ose ajo do të dijë se cilat aftësi shtesë dhe certifikime janë të vlefshme.

Nëse keni për të vendosur në lidhje me ndonjë ofertë pune, ata mund ta kontrollojnë atë nëse është e duhura.

Kur të vjen koha për të kërkuar nga shefi për ngritje të pagës, mentori/ja juaj do t’ju jap këshilla sesi ta negocioni pagën.

Si të gjeni një mentor?

Pasi të keni mësuar se sa shumë përfitime ka nga shoqërimi me një mentor, me siguri që do të doni ta gjeni edhe ju një sa më shpejt që është e mundur (nëse ende nuk e keni një të tillë).

Disa kompani kanë programe formale mentorimi, por nëse kompania juaj nuk ka duhet të jeni të gatshëm që vetë ta gjeni një të tillë. Mënyra më e mirë është të filloni në rrjetin tuaj profesional. Ky mentor mund të mos punojë me të njëjtin punëdhënës, por idealja do të ishte që të jetë në fushën e njëjtë

Ndërsa që kjo lidhje të jetë e dobishme mentori/ja duhet të ketë më shumë vite përvojë.

Këshilla për të pasur lidhje të suksesshme

Zgjidhni një mentor/e që ka të njëjtat qëllime më tuajat!

Është më e dobishme nëse trajnimi i mentorit tuaj është i njëjtë me tuajin. Dikush në të njëjtën fushë karriere është në një pozitë më të mirë për t’ju këshilluar.

Përshtatuni me kohën e lirë të mentorit tuaj! Për shembull, nëse ai ose ajo dëshiron që t’ju takojë para apo pas punës, mos u justifikoni të thoni se jeni shumë i zënë ose i lodhur!

Mos prisni që dikush t’ju thotë për të qenë mentori juaj! Nëse mendoni që dikush do të ishte këshilltar i mirë, pyeteni atë për ndihmë!/KP