Marigona Geci, deputete e LDK’së ka treguar përmes Facebook se si presidentja Osmani kishte shkuar sot gjatë seancës tek ulëset e deputetëve të LDK’së.
Me këtë rast, Geci thotë se ia ka bërë një ftesë, që të kthehet aty ku ishte më herët.
Ja postimi i plotë:
Sot, presidentja e Republikës së Kosovës Znj.Vjosa Osmani pati një fjalim të mirë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Pas fjalimit ajo bashkë me deputetët e saj erdhi tek ulëset e Grupit Parlamentar të LDK-së për të bërë një foto me ne.
Unë i thash znj.Presidente merri deputetët tuaj e ejani këtu në LDK, se ju nuk e keni vendin atje te partitë e majta me orientime të skajshme majtiste.
Nga nënbuzqeshja u kuptua se deputetët e Listës Guxo dëshiren e kanë të kthehen në LDK./Periskopi