Cherniev për rtk-në: federata ruse po mundohet ta vrasë Zelenskyn (Video)

- in Lajme

Këshillari i presidentit Zelensky, Jehor Cherniev i tha RTK-së se Federata Ruse mundohet ta vrasë Zelenskin por se ai ende gjendet në Kiev. Derisa ka folur në `Imazhi i ditës`, ai tha gjendja në Ukrainë është tejet e rëndë me sulmet e kohëpaskohshme të Rusisë. Sa i përket njohjes së Kosovës nga Ukraina ai tha se nuk është momenti i duhur për të folur për këtë.

 

“NATO-ja dhe shtetet e saj mund të na ndihmojnë në një gjë shumë të rëndësishme të mbyll qiellin, që i bie që çfardo fluturake apo raketë nuk do duhej të ishte në qiellin ukrainas sepse dëmtimet më të mëdha i kemi nga raketat dhe bombat e aeroplanëve. Por kemi edhe sistemet tona kundër ajrore dhe kundër fluturakeve por nuk mjafton prandaj na nevojitet kjo mbështetje”, tha këshillari i presidentit Zelensky, Jehor Cherniev.

I pyetur se sa është i sigurt presidenti ukrainas sepse ka deklarata se ai dhe familja e tij janë caku kryesor ai tha se Federata Ruse po mundohet ta vras presidentin Zelensky por megjithatë presidenti është ende në Kiev.

“Po, kjo është e vërtetë. Federata Ruse mundohet të vras presidentin Zelensky dhe të themeloj një Qeveri, një president të ri në Ukrainë por megjithatë presidenti është ende në Kiev, në kryeqytet”, tha ai.

Sa i përket sigurisë për momentin ai tha se është gjatë gjithë ditës është në rrugë duke dërguar armë dhe mocione të tjera.

Cherniev u pyet nëse do të konsideroj Ukraina njohjen e Kosovës.
“Mendoj që nuk është koha e duhur për momentin”, tha ai.