Chelsea do të fillojë epokën e re nën urdhrat e teknikut gjerman Thomas Tuchel, ku pret sot në “Stamford Bridge” skuadrën e Wolverhampton në kuadër të Premier Ligës.
Pikërisht një humbje kundër Wolves me rezultat 2:1 në dhjetorin e vitit të kaluar, ishte pikënisja e rezultateve jo të mira për ish-trajnerin Frank Lampard, i cili u lirua nga detyrat e trajnerit mëngjesin e ditës së hënë.
Të dy skuadrat nuk kanë pasur rezultate të mira këtë edicion, ku brenda gjashtë ndeshjeve të fundit në të gjitha garat, skuadra e “Bluve” nga Londra ka regjistruar tre fitore, një barazim dhe dy humbje, kurse Wolves në gjashtë xhirot e fundit ka dy fitore, një barazim dhe tre humbje.
Tuchel pritet të jetë pa Kanten në këtë ndeshje, i cili është ende i lënduar, ndërsa tekniku i Wolves Nuno Espirito, do të jetë pa Jonny Otto, Marcal dhe Daniel Podence, ku po ashtu mungesë e madhe do të jetë edhe sulmuesi Raul Jimenez, për të cilin ende nuk është caktuar ndonjë datë rikthimi nga lëndimi në kokë.
Të dy trajnerët do të hynë në këtë ndeshje me qëllim vetëm për të fituar, dhe formacionet e mundshme pritet të jenë këto si më poshtë:
Chelsea (4-3-3): Mendy; James, Zouma, Silva, Chilwell; Kovacic, Mount, Havertz; Ziyech, Abraham, Hudson-Odoi
Wolverhampton (4-3-3): Patricio; Semedo, Coady, Boly, Saiss; Neves, Moutinho, Dendoncker; Traore, Silva, Neto
19:00 Chelsea (10) – Wolverhampton (14) (Stadiumi Stamford Bridge) /RTK