CHELSEA NIS PUNËN PËR TA KTHYER HAZARDIN NË ANGLI

- in Sport

“Blutë” e Londrës e duan Eden Hazardin. Eden Hazard po vuan në Real Madrid.

 

Belgu është larg atij Hazardit të Chelseat që kur u transferua në “Santiago Bernabeu”, transmeton “Express”.

Fajin për këtë e kanë dëmtimet e shpeshta që nuk po e lënë rehat as këtë sezon.

Tashmë raportohet se në verën e vitit 2021, nuk përjashtohet mundësia që Hazard t’i thotë lamtumirë Realit.

Sipas “DefensaCentral”, Chelsea është duke hartuar një plan që ta kthejë në Londër 30-vjeçarin.

Edhe Reali vështirë se do të refuzojë diçka të tillë nëse vjen oferta e duhur, pasi fokusi tani është te Kylian Mbappe.

Reali e do francezin dhe ka zëra se do të bëjë ofertë zyrtare gjatë verës./RTK